Një tentativë për grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në degën e FiBank.
BalkanWeb sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se autori nuk ka arritur të marrë dot para dhe është arrestuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2. Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë pasi autori ka qëlluar një herë me armë zjarri.
