Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke marrë spunto dhe nga ngjarjet e fundit, siç ishte dhe vendimi i fundit i dhënë nga Gjykatës Kushtetuese që dha vendim pro SPAK, duke shkarkuar Belinda Ballukun.
Ai tha se ndonëse ky sistem herë pas here i bën surpriza, ndërsa shtoi se “Ky është rasti ideal, se jeni përfshirë dhe ju tani, që të shkojmë në paraburgim të gjithë për shpërdorim detyre.”.
“Është shumë i madh si financim ky projekt, po të marrim parasysh dhe shpronësimet. Kushdo që të jetë gjykatës, të ndihet i respektuar edhe kur sheh muret. Jo vetëm ça do të thotë të jesh prokuror dhe gjyqtar. Edhe muret tia thonë atij dhe asaj, që; je i privilegjuar nga ky shtet. Është privilegj të bësh punën që bën, Ndaj do e bëjmë këtë sforco. Kjo është përpjekje që nuk ndalet, pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por që janë pjesë e proceseve, rritjes tuaj të brendshme, te rritjes së një sistemi të ri. Ky është rasti ideal, se jeni përfshirë dhe ju tani, që të shkojmë në paraburgim të gjithë për shpërdorim detyre.”, tha ai.
