Zbardhen të tjera detaje nga tentativa e grabitjes në një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se autori është futur me një çantë në filialin e FiBank ku brenda saj kishte kallashin.

Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë. Menjëherë te arka Bardhyl Fusha ka arritur që të marrë shumat e parave. Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.

Menjëherë 58-vjeçarit i është sekuestruar çanta krahu ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit. Pas kontrolleve në çantën në fjalë u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: