Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që lidhet me pagat e gjyqtarëve. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se trupa gjykuese nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar, duke shtyrë diskutimet për në një mbledhje të radhës. Në ditët në vijim pritet të përcaktohet data e seancës së ardhshme, ku do të vijojë shqyrtimi i kësaj çështjeje.

Kujtojmë se në çështjen e pagave, është përfshirë në një debat të ashpër në distancë dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka dalë kundër kërkesës për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se kjo është e paprecedentë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb