Real Madrid u tërhoq nga ideja e Superligës Europiane, teksa në mesjavë njoftoi se ka arritur një marrëveshje me UEFA-n, e cila do të shërbejë për të mirën e futbollit. Presidenti  i UEFA, Aleksander Ceferin, është shprehur i lumtur për vendimin.

“Jam shumë i gëzuar që Reali i Madridir dhe Barcelona iu bashkuan edhe njëherë familjes sonë-tha Ceferin-kemi pasur disa mosmarrëveshje me Florentino Perez, por kurrë nuk e humbëm respektin e ndërsjelltë dhe nuk e humbëm dashurinë për këtë sport. Fitoi vetëm futbolli, askush tjetër’.

‘Jemi përballur me pandemi, luftë, tensione ekonomike, por futbolli evropian triumfoi sepse qëndruam të bashkuar-shtoi kreu i qeverisë së futbollit evropian-si president i UEFA, përgjegjësia ime nuk është të shpik futbollin, por të veproj me përgjegjësi, duke evituar çështjet politike. Nuk do të ndëshkojmë kurrë federatat për punën e tyre, por do t’i ndëshkojmë kur përdoren nga qeveritë. E ardhmja e futbollit është e ndritur’.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb