Partizani fitoi 0-1 ndaj Elbasanit në ndeshjen e pare çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja u vendos nga një penallti e diskutueshme, e cila shkaktoi shumë polemika. Shoqata Bashkimi Arbitrave Shqiptare te Futbollit ka reaguar duke shkruar se vendimi i arbitrit për akordimin e penalltisë është i bazuar në rregulla.

Reagimi:

*Reagim zyrtar mbi interpretimin e rastit të diskutueshëm në ndeshjen AF Elbasani – Partizani*
Në vijim të diskutimeve publike pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, AF Elbasani – Partizani, dëshirojmë të sqarojmë opinionin sportiv mbi interpretimin e rastit të diskutueshëm në fundin e takimit, duke u mbështetur vetëm në rregullat e lojës.
Në rastin konkret të aksionit të kontestuar, vendimi i arbitrit për akordimin e penalltisë është në përputhje me Ligjin 12 të Rregullave të Lojës. Ky ligj përcakton qartë se nëse një mbrojtës fillon të tërheqë ose mbajë një sulmues jashtë zonës së penalltisë dhe kjo shkelje vazhdon edhe brenda zonës, atëherë vendimi teknik duhet të jetë penallti. Pra momenti përcaktues nuk është kontakti fillestar, por vendi ku ajo përfundon.
Ky interpretim bazohet në Ligjin 12 të Rregullave të Lojës, pika 3 (avantazhi), dhe ky standard ndërkombëtar zbatohet njësoj në të gjitha garat.
BASHF rithekson se çdo vendim arbitrar analizohet sipas procedurave zyrtare dhe me standarde profesionale. Respektimi i rregullave, besimi te proceset zyrtare dhe komunikimi i përgjegjshëm janë elementë thelbësorë për mbarëvajtjen e drejtë të garave dhe për ruajtjen e integritetit të futbollit.
Ftojmë të gjitha klubet që të tregojnë përmbajtje dhe të mos nxitojnë me reagime publike pa u kryer analizat teknike përkatëse.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb