Ndryshime përsëri te Nottingham Forest pasi klubi konfirmoi shkarkimin e Sean Dyche pas vetëm 114 ditësh në krye të skuadrës. Njoftimi zyrtar erdhi pas një barazimi zhgënjyes 0-0 në shtëpi kundër Ëolverhampton Ëanderers, kundërshtar që renditet e fundit në tabelë.
Dyche u afrua nga pronari Evangelos Marinakis në tetor 2025, duke nënshkruar një kontratë që supozohej të vlente deri në verën e vitit 2027. Gjithsesi, klubit i humbi durimi , me Dyche që bëhet trajneri i tretë që shkarkohet këtë sezon pas largimeve të mëparshme të Nuno Espirito Santo dhe Ange Postecoglou.
Çuditërisht, Forest tani është në kërkim të trajnerit të katërt, me objektivin e vetëm që mbetet, shpëtimi i sezonit.
