Raheem Sterling i jep drejtim të ardhmes, pas largimit nga skuadra e Chelseat. Sulmuesi i njohur do të luajë me Feyeenord, për pjesën e mbetur në fund të sezonit.

“Pas bisedave të gjata dhe të detajuara me Robin van Persie, jam bindur se Feyenoord është një vend ku mund të jem i lumtur dhe të konsolidohem si një anëtar i vlerësuar i ekipit”, tha anglezi.

Sterling, gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm në Angli dhe për të, do jetë Aventura e parë jashtë vendit. Debutimi i tij me skuadrën e re mund të vijë me 15 shkurt, ndaj G.A. Eagles.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb