Tashmë është e konfirmuar, do të ketë një turne të dytë memorial “Lorenzo Çela”, një aktivitet i futbollit në kujtim të djaloshit shqiptar, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik në vitin 2024.
Ky turne do të mbahet nga data 2 maj deri me 31 maj, ndërsa do të marrin pjesë skuadra të ndryshme italiane, si Cittadella, apo edhe Cremonese. Skuadra pjesëmarrëse do të ketë edhe nga Shqipëria.
Ky memorial në kujtim të tij do të zhvillohet në qendrën sportive “Maraviglia-Durighello” në Desenzano të Italisë. Nga ky aktivitet, të ardhurat do të shkojë për bamirësi, për spitalin Onkologjik të Tiranës dhe atij të Breshias.
View this post on Instagram
Familjarët e Lorenzo Çelës, pas aksidentit tragjik të 2 viteve më parë dhuruan organet e djaloshit, duke shpëtuar jetën e 6 personave.
