Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka vlerësuar hetimet e SPAK për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke patur një sërë provash e faktesh që provojnë aferat e saj korruptive.

Këlliçi tha se hyn tek ata demokratë që kanë mbështetur edhe veprimin e prokurorit Dritan Prençi pasi  ka bërë një punë për tu përshëndetur.

“Për të paraqitur provat apo për të justifikuar kërkesën e tyre në Këshillin e Mandateve në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe lejimin e pezullimit të Ballukut, SPAK ka dhënë aq prova sa mendon se duhet ti ketë Këshillii Mandateve. Dhe me cfarë kemi parë në dosje, përvec komunikimeve që janë të faktuar, ajo thërret vartësit e saj që kanë dëshmuar kundër saj dhe i kërcënon për të ndryshuar dëshmitë”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi: Kemi të bëjmë me një proces, që janë bërë të qarta deri tani aq prova s duhet nga organi  akuzës, saqë unë mund të kem shumë kritika për SPAK por hyj tek ata që kanë mbështetur edhe veprimin e prokurorit Dritan Prençi që për vite me radhë ka qenë i kritikuar publikisht nga unë për ngadalësimin e hetimit për inceneratorit të Tiranës por në rastin e Ballukut ka bërë një punë për tu përshëndetuar.

Për të paraqitur provat apo për të justifikuar kërkesën e tyre në Këshillin e Mandateve në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe lejimin e pezullimit të Ballukut, SPAK ka dhënë aq prova sa mendon se duhet ti ketë Këshillii Mandateve. Dhe me cfarë kemi parë në dosje, përvec komunikimeve që janë të faktuar, ajo thërret vartësit e saj që kanë dëshmuar kundër saj dhe i kërcënon për të ndryshuar dëshmitë.

Nga të gjitha të dhënat kemi të bëjmë me një rast flagrant korrupsioni, me një zyrtar i kapur në vjedhje që kërcënon vartësit dhe në të drejtën e tyre ligjore, SPAK thotë se unë dua ta pezulloj sepse ajo mund të prishë provat duke ndërhyrë në protokoll, derisa të shkojë në gjykatë. Me rënien e Ballukut, bie alibia e tij, ndaj ai po vendos një precedent derisa ti vijë dita të gjykohet, në dijeninë time është në hetim, dosja e inceneratorit të Tiranës, bonusi 8% që i ka dhënë një kompanie me firmën e tij që themelohet 8 muaj më vonë, dosja e EcoParkut që janë në SPAK.

Rama po vendos precedent që nuk lejon pezullimin nga detyra të Ballukut.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb