Partia nacionaliste e Bangladeshit (BNP) ka arritur të fitojë në zgjedhjet e para parlamentare të vendit që nga kryengritja e vitit 2024, që solli edhe rrëzimin e qeverisë së Sheikh Hasinës.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, BNP siguroi një shumicë të fortë parlamentare, një rezultat që mund të rivendoste stabilitetin politik në vendin me 175 milionë banorë.
Zgjedhjet u konsideruan si vendimtare, pas muajsh trazirash të përgjakshme që ndërprenë jetën e përditshme dhe goditën sektorët kryesorë të ekonomisë, përfshirë industrinë e veshjeve, në eksportuesin e dytë më të madh në botë të veshjeve të gatshme.
Zgjedhjet u vlerësuan si të parat konkurruese në vite, me një pjesëmarrje të vlerësuar prej mbi 60%.
