Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mbi 2.4 ton produkte me origjinë shtazore dhe fruta të thata në tregun Agroushqimor në Tiranë.
Sipas një njoftimi nga AKU, mësohet se gjatë kontrolleve të kryera në pesë subjekte u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata).
Për shkeljet janë vendosur gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë.
Njoftimi i AKU-së
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore, pas një denoncimi të ardhur për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta.
Gjatë kontrolleve të kryera në pesë subjekte u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata).
Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u vendosën gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë.
AKU do të vijojë kontrollet në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
