Ben Blushi ka promovuar në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë romanin e tij, “Jam Mysliman”.

Bisedën për identitetin, historinë dhe letërsinë, Blushi e nisi duke folur për njërin prej personazheve.
“Kur nisa të shkruaj këtë libër, kisha shumë qejf të përshkruaja rrugën e Kavajës, ku unë jetoj. Me një personazh, disi turk, dola të shihja dyqanet e rrugës së Kavajës dhe gjëja e parë që pashë ishte një ëmbëltore që quhej ‘Ali Baba’. E mora atë emër dhe ia vura Ali Babës, që edhe në libër është”, u shpreh autori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Blushi u ndal edhe te perceptimet, duke dashur të sqarojë pozicionin e tij në raport me religjionin:
“Unë nuk kam gjë me Islamin, unë e kam me ata që përdorin Islamin për arsye politike. Nuk iu bëj thirrje njerëzve që nga myslimanë të bëhen katolikë, as nuk më intereson, por janë faktet historike. Një gjë që e ke marrë me dhunë, nuk mund ta adhurosh. Një njeri që të ka vrarë stërgjyshin, katragjyshin… ne i kemi harruar këto gjëra”, u shpreh Blushi.

Pas botimit të librit, shkrimtari Ben Blushi ka mbajtur një sërë takimesh letrare nëpër qytete.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb