Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, akuzon kryeministrin Edi Rama për standard të dyfishtë ndaj drejtësisë.

Sipas Muçollarit, qeveria ka ashpërsuar penalizimet për qytetarët për shkelje të lehta si ndërtimet pa leje, lidhjet e paligjshme apo parkimi i gabuar, ndërsa sot e quan problem paraburgimin kur hetimet afrohen te korrupsioni në nivele të larta.

Ai thekson se drejtësia duhet të jetë proporcionale për qytetarët dhe e pakompromis ndaj zyrtarëve që abuzojnë me pushtetin, duke iu referuar rastit të Belinda Ballukut.

Reagimi i plotë:

Parkimi i gabuar në pranga, korrupsioni në liri!

Teksa dëgjoj kryeministrin që kritikon drejtesinë per nivelin e larte te te paraburgosurve por edhe analiste qe i bejne jehone kesaj kritike, pyetjet qe vijnë natyrshëm janë:
A nuk ishte vetë Rama që kërkonte burg për lidhjet e paligjshme të energjisë?

Burg për ujin.

A nuk ishte qeveria e tij që ashpërsoi ndëshkimet për ndërtimet pa leje, deri te çatia e hedhur pa autorizim?

A nuk u fol për burg për shkelje të masave administrative gjatë pandemisë?

Dhe së fundi, a nuk u kriminalizua edhe parkimi i dyfishtë si kundravajtje penale?

Po per protestuesit që kerkojne ndëshkim per korrupsionin qeveritar a nuk eshte Rama qe kerkon burg?

Për vite me radhë, receta ka qene e njëjtë: ashpërsim penal për shkelje të lehta, retorikë force dhe nenshtrimi.

Nga goja e Edi Ramēs ka dalē fjala burg mē shumë se nga çdo gardian.

Tani na del që ai ankohet se është tepruar, abuzuar. Por nuk ka pendesë për burgjet që ka mbushur vetë.

U ndërtua një kulturë ndëshkimi që godiste kryesisht qytetarët e zakonshëm. Burgu u përdor si simbol autoriteti dhe si mjet presioni për nënshtrim, përmes frikës.

Por sot, kur çështjet penale dhe masat e sigurisë afrohen te nivelet e larta qeveritare dhe te korrupsioni i rëndë, toni ndryshon. Papritur paraburgimi shihet si problem, si teprim, si shqetësim për standardet. Aty ku dje kërkohej ashpërsi pa kompromis për qytetarin, sot kërkohet kujdes maksimal për pushtetin.

Nuk ka barazi mes një parkimi të gabuar dhe abuzimit me fondet publike. Nuk ka barazi mes një çatie pa leje dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes.

Qytetarët nuk duhet të shkonin në burg për shkelje të tilla të lehta. Ndërsa zyrtarët që abuzojnë me pushtetin duhet të mbajnë përgjegjësi reale për shkeljet e rënda.

Kur burgu përdoret për të disiplinuar popullin dhe për të ndërtuar imazh populist, por vihet në diskutim kur prek qeveritarët, kjo tregon se pushtetari eshte lthyer ne pushtues, se te flasesh per moralin qeverisës do te ishte humbje kohe pasi jo vetëm qe ka kohe qe nuk ekziston por ka infektuar dhe moralin shoqeror.

Nëse për vite me radhë burgu u shpall zgjidhje për çdo problem të vogël, sot duhet pranuar një e vërtetë e thjeshtë: drejtësia duhet të jetë proporcionale për qytetarët dhe e pakompromis për nivelet e larta dhe njekohesisht dhe shoqeria e ka detyrimin edhe me te larte qe te reagoje me gjithe forcen qe duhet per ta pasur këtë parim vlerë morale të saj.

Nëse kërkohet burg për korrupsionin qeveritar, nuk e ka fajin Kodi, por hajduti. Nëse kërkohet shpesh, ēshtë se vidhet shumë, nuk e ka fajin Kodi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb