Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, ish-deputeti Myslim Murrizi, deklaroi se 6 deputetë të parlamentit shqiptar janë nën hetim nga SPAK ose të proceduar penalisht.

Por sipas tij, atyre nuk u ka nisur hetimi pasuror, ndryshe nga kryebashkiaku Erion Veliaj të cilit po ja hetojnë pasurinë e familjarëve të tij.

“Hajdutëve politikë me kollare nëse do tu nxjerrësh themelin, pa u bërë hetim pasuror, “i rruan opingat” me shpërdorim detyre se sua gjen dot, apo me shkelje të barazisë në tendera.

Pra ke disa deputetë në parlament, të sotëm që kanë qenë dhe në parlamentin e shkuar, janë në hetim, kanë procedime penale në SPAK dhe nuk nis hetimi pasuror”, tha Murrizi.

Sipas tij, nëse do të jesh i drejtë me kërkesat e qytetarëve duhet të bësh hetim pasuror.

“Ku I ka gjetur Rama 2 mln euro që ka bërë atë në Surrel, Abi Bank, pa u futur tek kostumet, këpucët se ato bëjnë 2 mln dollar më vete sa i duhet Ramës të paguhet deri në 2600 dhe të jetojë me ajër”, u shpreh ish-deputeti Myslim Murrizi.

Myslim Murrizi: Të jesh nën hetim për shpërdorim në detyrë apo shkelje të barazisë në tender, edhe pse kjo është akuzë kot se asnjë ministër nuk është kryetar I komisionit të tenderave dhe të mos kesh hetim pasuror.

Pra disave u ka filluar hetimi pasuror. Hajdutëve politikë me kollare nëse do tu nxjerrësh themelin pa u bërë hetim pasuror, “i rruan opingat” me shpërdorim detyre se sua gjen dot, apo me shkelje të barazisë në tendera.

Pra ke disa deputetë në parlament, të sotëm që kanë qenë dhe në parlamentin e shkuar, janë në hetim, kanë procedime penale në SPAK dhe nuk nis hetimi pasuror. Nëse nuk nis hetimi një politikani, nuk zbardh asgjë. Pjesa e ish-pushtetarëve të opozitës ka 13 vjet jashtë pushtetit. Që cdo vepër për shpërdorim detyre është parashkruar. Rama nga shtator në dhjetor 2013 ka firmosur, më pas firmosin zvkryeministrat. Nëse do të jesh i drejtë me kërkesat e qytetarëve duhet të bësh hetim pasuror. Ku i ka gjetur 2 mln euro që ka bërë atë në Surrel, Abi Bank, pa u future tek kostumet, këpucët se ato bëjnë 2 mln dollar më vete sa I duhet Ramës të paguhet deri në 2600 dhe të jetojë me ajër.

Shoh që një ish-ministri i mbrojtjes hetohet për firmat që ka dhënë por nuk I niset hetimi pasuror, apo një ministër ne detyrë nuk hetohet, dhe Erion Veliaj që është më I pështiri për mua, I kanë filluar hetim pasuror nga 6 deputetët e tjerë.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb