Ushtria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitet për mundësinë e operacioneve të zgjatura, që mund të zgjasin disa javë, kundër Iranit nëse Presidenti Donald Trump urdhëron një sulm. Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë amerikanë për Reuters, duke sinjalizuar se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt shumë më serioz se çdo përplasje e mëparshme mes dy vendeve.
Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës delikate të planifikimit ushtarak, theksuan se përgatitjet janë pjesë e skenarëve të mundshëm në rast të një vendimi politik për ndërhyrje. Ky zhvillim rrit ndjeshëm rreziqet për diplomacinë e brishtë që po zhvillohet aktualisht mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Sipas raportimit të Reuters, të martën në Gjenevë do të zhvillohen dy raunde të ndara bisedimesh diplomatike – një për luftën në Ukrainë dhe një tjetër për çështjen iraniane.
