Detaje ta reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në mesnantë në një nga hotelet në zonën e Saukut.

Mësohet se vajza e plagosur është 18 vjeç, studente, por se ende nuk është zbuluar identiteti i saj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se 18-vjeccarja është paraqitur në spital me një plagë me armë zjarri në kraharor. Ka qenë një nga punonjëset e hotelit ajo që e ka dërguar të plagosurën në spital me një taksi.

Ende nuk dihen rrethanat e plotë të ngjarja por po hetohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb