Një model i ri sipërmarrjeje, që operon në fushën e turizmit, tanimë ofron edhe shërbimin më të ri për qytetarët e Tiranës: kriko e freskët, e paketuar në çast dhe e shpërndarë përmes delivery-t, direkt në shtëpi.

Kriko siç nuk e ke pirë kurrë më parë vjen tek ti e freskët si nga fabrika – e mbushur në moment, me një paketim unik që ruan shijen, gazin dhe freskinë e birrës deri në hapjen e parë.

Është bashkimi i traditës shqiptare të birrës me një qasje moderne dhe inovative të shërbimit, që e kthen konsumimin e birrës në një eksperiencë të re urbane, të menduar për ritmin dhe stilin e jetesës së sotme.

Sepse tradita meriton të inovojë, dhe sot më shumë se kurrë, shqiptarët duhet të konsumojnë shqip.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb