Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se me përpjekjet për të mbrojtur zëvendës kryeministren Belinda Balluku, bë të vërtetë kreu i qeverisë Edi Rama po mbron veten e tij, pasi në çdo firmë të hedhur nga Balluku për tendera, është edhe emri i Ramës.

Ai u shpreh se për këtë arsye kryeministri po merr një nismë që të miratohet ligji që përcakton se kreu i qeverisë nuk mund të pezullohet nga detyra.

“Nuk mbron Lubinë por veten. Për Lubinë në mesnatë vajt të nxehtë dhe plumb të shkrirë i hidhte në vesh. Do ta kishte eliminuar. Po mbron veten sepse në çdo firmë të Lubisë është firma e tij.

Ai ndaj po bën ligjin tani, ligj që kryeministri nuk mund të pezullohet, kjo tregon ku e ka lepurin ai”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb