Një i plagosur me mjet prerës paraqitet në një spital privat në Tiranë.
Sipas gazetares së News24, Xhensila Kodra, i plagosuri ka deklaruar se është dëmtuar në kangjella por deklarata e tij mbetet për tu verifikuar.
Ai ka plagë në duar e këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.
