Lojtari i Egnatias, Fernando, i cili realizoi gol në barazimin 1-1 ndaj Vorës, tregoi këndvështrimin e tij pas sfidës.
“Ky është futbolli, nëse nuk shënon, do e pësosh. Ne kishim 3-4 raste dhe nuk ia dolëm. Nëse i ke rastet, duhet t’i shënonsh. Duhet më shumë përqendrim në metrat e fundit për të shtyrë topin në rrjetë.
Duhet të ecim hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje. Unë e di sa e sa fortë punon ekipi im. Ndoshta njerëzit nga jashtë flasin shumë, por unë e di se sa punojmë. Pjesën e parë ishim më konkret.
Nuk na shqetësoj edhe shumë as Vora në këtë fraksion loje. Në pjesën e dytë, rivali krijoi shumë hapësira. E përsëris, nëse ne do kishim shfrytëzuar rastet, do kishim fituar.
Nëse nuk shënon, bëhet e vështirë, edhe kundërshtari merr më shumë besim. Stilin e ‘Panenkës’ e praktikojë shpeshë në penallti. Tani duhet të kem kujdes, pasi portierët më njohin tashmë”.
