Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ai thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa, i përkasin njëri tjetrin.

Në mesazhin e tij, ai gjithashtu thekson se synimi është që të krijohet një aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes.

Statusi:

“Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë.” – Sekretari i Shtetit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: