Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’Hat Havari ka rrëfyer nga emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, detaje nga përndjekjet të ish-Sigurimit të Shtetit, rrëfime të “Dosjes 41 71”, të përmbledhura tashmë në libër.

Gjatë intervistës, tregoi se si ishte miku i tij i cili i kishte nxjerrë emrin dhe në libër tregon kalavarin e vështirësive.

“Është vetë dosja, jo vetëm një libër, përmbledhje e të gjithë asaj. Aktiviteti i degës së brendshme të Elbasanit sepse atje kam nisur aktivitetin. Për rrethanat e kohës kam kaluar situata të ndryshme nëpërmjet miqve të mi, nëpërmjet një piktori.  Mendova që në atë kohë ishte hapur dosja, për mikun tim piktor. E dija që kishin njerëz që u shërbenin, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit , me pseudonime, ky pseudonimin e kishte “Furra”. Ai tha Sigurimit që Mit’hat Havari fliste që ushtar. Me atë kam qenë ushtar në Delvinë. Merakun e kam patur. Në libër i kam të gjitha. Kur mora dosjen ajo është hapur në 26 pril në ’82 dhe është mbyllur në 21 shkurt ’91. Luan Sollakun e konsideroja mik, flisnim që të dy. Por unë isha më i avancuar. Ai ishte piktor kishte lëvizur nga Kruja dhe e kishin sjellë në Elbasan, shef të Bibliotekës, të klasës punëtore. Kur ai u arrestua më thirri shefi i hetuesisë së Krujës dhe një nga akuzat më të rënda, “unë i kisha thënë që “Enver Hoxha ka vrarë Qemal Stafën”, unë e mohova në mënyrë kategorike. Do mbrohesha. Por këtë e gjë e refuzova, dhe fillova të luaja me kohën, e kam shpjeguar edhe në libër. Me dashje apo jo miku im nxori emrin tim në evidencë”, tregon ai.

Gjatë intervistës në studio, ai u shpreh: “Kjo dosje është edhe për në Universitetet, rinia të dijë se si të përplasnin burgjeve. Duhet thënë që ata kanë nënshtruar burra të fuqishëm, i kanë detyruar të flasin. Unë dosjen e kam nisur me 2b dhe e kam mbyllur me 2a. Ajo që unë kuptova që kisha dosje, ndodhi në ’93 është në libër që u thirra për agjitacion propagandë, në prezencë të bashkëshortes time dhe vëllait tim. Ishte e gjitha përça e sundo”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: