Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’Hat Havari foli nga emisionin “Kjo Javë” në Neës24 me moderatoren Nisida Tufa, për librin e tij “Dosja 41 71” që rrëfen përndjekjet nga ish-Sigurimi i Shtetit.
detaje nga përndjekjet të ish-Sigurimit të Shtetit, rrëfime të “Dosjes 41 71”, të përmbledhura tashmë në libër.
Gjatë intervistës Havari, ka treguar se si ish-Sigurimi i Shtetit kishte bashkëpunëtorë legalë dhe ilegalë, duke ndarë edhe disa nga pseudonimet e tyre.
Gjithashtu ai u shpreh se mes bashkëpunëtorëve legale kishte nga ata që nuk e mendonte kurrë se do të kishin qenë bashkëpunëtorë.
“Dimitrovski, kishte qenë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit. Gjomemo edhe ky më ka denoncuar, ndërsa këta tjerët nuk i konsideroj kanë qenë njerëz dashakeqës, të ligj për të përfituar një televizor “bardh a zi”. Këtu shkonte morali njerëzor i asaj kohe. Bashkëpunëtorë të sigurimit me pseudonime, “pulti”, gëlqerja”, dielli”, “zjarrmëtari”, ‘furra’, ‘kalaja’, ‘malësori’… Këto janë me emra, janë marrë nga autoriteti i dosjeve. Në këto 35 vite shqiptarët janë shthurur, janë shthurur edhe mendërisht. Kanë hedhur akuza të padrejta për njerëz që nuk kanë pasur lidhje”, tha ai.
