Manchester City fitoi 2-0 ndaj Salford për të vazhduar kështu rrugëtimin në FA Cup. Një autogol i Dorrington i dhuroi avantazhin “Qytetarëve” në minutën e gjashtë. Në pjesën e dytë, mjaftoi një gol i Guehi për të “vulosur” suksesin.
Pavarësisht rasteve në minutat e mbetura, rezultati mbeti i njëjtë. Ekipi i Guardiolës do të kërkojë t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.
