Como u mund 1-2 nga Fiorentina në ndeshjen e Serie A. Como e mbylli me një lojtar më pak takimin, pas daljes me karton të kuq të Alvaros Moratës.
Trajneri i ekipit Fabregas u tregua i ashpër, në intervistën e dhënë pas takimit.

“Më vjen keq që nuk arrita t’i ndihmoj djemtë ta kuptojnë rëndësinë e ndeshjes. Ua tregova përvojën time si futbollist gjatë javës, ndoshta edhe më shumë seç duhet, por nuk mjaftoi. Jemi një skuadër e re”.

“Në pjesën e dytë nuk ishte një ndeshje futbolli. Duke e lënë këtë mënjanë, ndeshja duhet të fitohet me motivimin dhe energjinë e duhur. Ndihem keq si trajner, sepse sot nuk arrita t’ua përcjell këtë lojtarëve. Ndoshta ishte në kokat tona. Bëmë gabim në qëndrim, duhet të tregojmë më shumë dëshirë dhe të jemi më të mirë në sulm nëse duam të luajmë lojën tonë”.
“Nuk më pëlqeu shumë pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë, po e përsëris, nuk ishte futboll”.

Ai shtoi se kalendari i ngjeshur mund të jetë pozitiv pas një ndeshjeje të tillë.

“Pas 72 orësh do të luajmë në San Siro dhe më pas kundër Torinos, dhe kjo është një gjë e mirë për ta pritur pas kësaj ndeshjeje”.

Megjithatë, Fabregas ishte edhe më i ashpër kur u pyet për përjashtimin e vonshëm të Moratas, i cili mori dy kartonë të verdhë radhazi pas përplasjeve me Rolando Mandragora dhe Marin Pongracic.

“Provokimi është pjesë e futbollit, ata që nuk mund të jetojnë me këtë duhet të luajnë një sport tjetër”.

“Pres shumë më tepër nga një lojtar me përvojë si ai. Nuk mund të gjejmë justifikime dhe nuk mund të lejojmë që ajo që bëjnë të tjerët në fushë të ndikojë tek ne”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb