Kremlini i është përgjigjur akuzave nga Britania dhe aleatët se lideri i opozitës Alexei Navalny u helmua me helmin e një bretkose gjatë kohës që vuante dënimin në një burg rus në vitin 2024.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se të gjitha akuzat janë “një fushatë dezinformomi nga Perëndimi”.

“Do të ketë rezultate të analizave do të ketë formula të substancave. Pa këtë, të gjitha bisedimet dhe deklaratat e dhëna janë një fushatë që synon të largojë vëmendjen nga problemet e Perëndimit”, tha ajo.

Gjithashtu, ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Në reagim thuhet: “Ky nuk është një kërkim për drejtësi, por një tallje me të vdekurit. Edhe pas vdekjes së një qytetari rus, Londra dhe kryeqytetet evropiane nuk mund t’i japin atij paqe, gjë që flet shumë për nxitësit e kësaj fushate.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb