Një operacion policor kundër armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Kamëz, ku është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar se mbante armën e fshehur në banesën e tij.
Operacioni policor i koduar “Tracking” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas administrimit të informacioneve se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit dhe municionin luftarak, që dyshohet se posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
