Operacioni policor i koduar “Start 2” vijon në Kukës, ndërsa numri i personave të arrestuar ka shkuar në katër, pas ndalimit të një 17-vjeçari të dyshuar si i përfshirë në veprimtari kriminale.

Sipas Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, i mituri, banues në Kukës, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetasit e arrestuar më herët, shiste lëndë narkotike të dyshuar kokainë në qytet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb