Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet nesër (e hënë, 16 shkurt) në ora 10:00 në ”Shtëpinë e Futbollit”. Në këtë Asamble do të zgjidhet Presidenti i FSHF për një mandat katër-vjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës.

Sakaq, sipas asaj që ka konstatuar Komisioni i Verifikimit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF janë propozuar 13 emra kandidatësh: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Po ashtu, në Asamblenë e nesërme do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së FSHF-së mes dy asambleve, do të prezantohet bilanci financiar dhe pasqyrat financiare, raporti i auditorëve të pavarur dhe të jashtëm, miratimi i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2025, miratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe 2027, emërimin e audituesve të pavarur dhe të jashtëm me propozim të Komitetit Ekzekutiv.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të transmetohet live në FSHF Tv dhe në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube duke nisur nga ora 10:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb