Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen derbi të së dielës ndaj Tiranës në “Air Albania”, një sfidë që do të marrë jetë duke nisur nga ora 16:30. Të kuqtë në këtë përballje vijnë me moralin lart pas dy fitoreve të rëndësishme si ajo ndaj Bylisit në transfertë ku përmbysën rezultatin në fund dhe më pas triumfi në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës ndaj Elbasanit falë golit të Xhuliano Skukës në limitet e ndeshjes.

tirana-partizani

Sa i takon formacionit për ndeshjen me Tiranën, trajneri Oltijon Kërnaja pritet të ketë në dispozicion organikën e plotë përveç lojtarëve që mungojnë prej kohësh si Keko, Dumbia, Nondi apo Marku e Sulo që kanë mbyllur sezonin.

Kështu, në fushë pritet të zbresë 11-tëshja top e të kuqve me në portë të zakonshmin Qirko, ndërsa në mbrojtje Kola, Sembene, Bytyçi teksa me shumë mundësin rikthehet nga minuta e parë kapiteni David Atanaskoski. Në mesfushë të përhershmit Ismaili e Hjuman do të kenë përkrah edhe afrimin e janarit Kamer Qakën, ndërsa në sulm pritet rikthimi nga minuta e parë e Skukës, ndërsa në krahun e majtë Isgandarli e Sidibe në të djathtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb