Flamurtari është nisur rreth orës 12:30 drejt Elbasanit siç mëson “Panorama Sport”, ndërsa në prag është ndeshja me Dinamon. Ky takim është i vlefshëm për javën e 24-të të Superiores.

Ndeshja në “Elbasan Arena” është delikate, ndërsa kuqezinjtë nuk ia dolën që të niseshin më përpara duke krijuar një episod të pazakontë për ta. Flamurtari i Françesko Morieros kërkon pikë të rëndësishme për mbijetesën ndërkohë, duke qenë se mbyll renditjen e Superiores.

Dinamos po ashtu i duhet fitorja e parë në kampionat për vitin 2026. Ekipi i Ilir Dajës ka humbur terren në garën për titull gjatë kësaj kohe, pasi Vllaznia e vendit të parë numëron 15 pikë më shumë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb