Lara Colturi ka dhuruar një paraqitje mjaft të mirë në raundin e parë të slalomit gjigand për vajza.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olmpike Dimërore u ndal në kohën 1:03:97, duke u renditur e katërta.
Ajo mbajti një ritëm konstant gjatë gjithë garës, madje ia doli që të lërë mbrapa emra të mëdhenj.
Colturi shpreson të vazhdojë kështu dhe pse jo, të sigurojë ndonjë medalje.
E gjithë vëmendja tashmë është spostuar në garat e radhës, me Colturin që do bëjë maksimumin për të nderuar Shqipërinë.
