Kosova u shortua në grupin B Nations League daj Austrisë, Republikës së Irlandës dhe Izraelit. Trajneri i dardanëve, Franko Foda u shpreh se nuk e ka dëshiruar përballjen me austriakët, kombëtare të cilën e ka drejtuar më parë.
“Austria nuk ishte zgjedhja ime e preferuar, kanë kualitet të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër, mezi pres t’i takoj ish lojtarët e mi sërish. Do të jetë ndeshje vendas edhe për ne sepse jam i sigurt se 10 ose 15 mijë kosovarë do të na mbështesin në Vjenë” – Tha Foda.
