Donika Ndoji është zgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, pas procesit zgjedhor të zhvilluar brenda strukturave të kësaj force politike.

Ndoji mori mbështetjen e anëtarësisë në një garë që u cilësua si korrekte dhe qytetare.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Agron Gjekmarkaj përgëzoi degën e PD Lezhë për procesin zgjedhor, duke theksuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e demokratëve.

“Mirënjohje dhe falënderime për qindra demokratë pjesëmarrës që me angazhimin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan edhe një herë vlerat e demokracisë dhe frymën e bashkëpunimit”, – u shpreh ai.

Gjekmarkaj shprehu gjithashtu vlerësim për kandidatët në garë, Paulin Marku dhe Salvador Kaçaj, duke i cilësuar ata si pjesë e një gare korrekte.

Mesazhi i plotë

Urime Partia Demokratike Dega Lezhë për procesin e zgjedhjeve!

Mirënjohje dhe falënderime për qindra demokratë pjesëmarrës që me angazhimin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan edhe një herë vlerat e demokracisë dhe frymën e bashkëpunimit.

Komplimente për garuesit Paulin Marku dhe Salvador Kaçaj për garën korrekte dhe qytetare. Mirënjohje për punën komisionit të votimit dhe strukturës së PD.

Urime të përzemërta për kryetaren e re, Donika Ndoji! Suksese në drejtimin e degës dhe në përmbushjen e objektivave për të ardhmen, fitore

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb