PS prezantoi sot ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 242 që rregullon pezullimin e zyrtarëve të lartë nga gjyqësori.

Kryeministri Edi Rama u shpreh para deputetëve socialistë se është gabim të lidhet çështja e ndryshimeve ligjore me rastin “Balluku”.

Kreu i qeverisë ka ashpërsuar tonet kur tha se “kush mendon që ka në dorë atë që i duhet për të vënë në shënjestër mazhorancën, thjeshtë sepse mundet, e ka gabim”.

 

“Goditen burimet njerëzore në mënyrë të vazhdueshme dhe administrata e këtij vendit. Nisma adreson boshllëkun mendor të shoqërisë tonë që lidhet me faktin se për shkak se orientimet themelore të Kushtetutës nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet funksion për funksion. Kush e lidh me rastin konkret bën gabim sepse nuk ka fare lidhje, rasti konkret ka rrugën e vet. Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të goditur shumicën qeverisëse”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb