Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete 86-vjeçarja Dh. M., e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Sipas policisë, e moshuara është gjetur nga familjarët në një kanal në fshatin Eskaj, në Lushnjë. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ajo është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të shtetases Dh. M., 86 vjeçe, informojmë se ajo është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në një kanal në fshatin Eskaj, Lushnjë. Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb