Gjykata e Tiranës ka lënë në burg administratorin e një portali, Elio Laze, i cili akuzohet për gjobëvënie. Duke iu referuar hetimeve, Laze akuzohet se i ka kërkuar 40 mijë euro një zyrtari të ISHP-së, përmes gjobëvënies, duke i bërë shantazh që të hiqej një lajm që gazetari kishte bërë.

Administratori i Priza.al ishte vënë nën mbikëqyrje nga policia, ndërkohë që gjatë kontrolleve në zyrë atij i janë gjetur një zarf me 5 mijë euro brenda.

Mësohet se ai ka pretenduar se është aktivitet i ligjshëm, siç paguhet për të bërë shkrime paguhet edhe për t’i hequr.

“Është shërbimi i ligjshëm i regjistruar në QKB. Lekët paguheshin në bankë me kontratë mes palëve. Në rastin konkret më ka lënë një zarf dhe nuk e di ça kishte brenda”, mësohet të jetë shprehur Laze para togave të zeza.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: