Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar nismën ligjore të ndërmarrë nga PS-ja për çështjen e pezullimeve, duke marrë shkas nga rasti “Balluku”.

Në një dalje për mediat, Berisha theksoi se Rama po përpiqet që të mbrojë veten dhe ministrat e tij. Mes të tjerash kreu i opozitës pohoi se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm.

“Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për t’i hapur rrugën zgjidhjes së udhëkryqit më të rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria në të gjitha kohërat. Vetëm dorëheqja e këtij armiku të rrezikshëm të paqes dhe stabilitetit, kusht themelor për zgjidhjen e kësaj krize që po përpin vendin çdo ditë e më shumë. Rama për të mbrojtur krimet e tij monstruoze, vjedhjet e tij të pa llogaritshme, po kalon në veprimtari të tjera në asgjësimin e sistemit të drejtësisë në miratimin e ligjeve për të mbrojtur veten dhe bandën e tij plaçkitëse qeveri.

Amandamentet që kërkon të sjellë pas reagimit të fuqishëm dhe kartonit të zi që i nxorën në Buksel, kanë qëllim kryesor të mbrojnë personin Edi Rama dhe anëtarët e organizatës së tij kriminale. Pezullimi i zyrtarëve nga detyra për keqbërjen ndaj qytetarëve, është një ne, ligj, e drejtë ligjore kushtetuese e Prokurorisë e institucionit të akuzës së çdo vendi. Është një e drejtë që ligjvënësit i kanë njohur prokurorëve dhe gjykatësve për të mbrojtur interesat e qytetarëve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb