Brajan Gruda shënoi një gol për Leipzig, në barazimin 2-2 ndaj Wolfsburg. Pavarësisht aspektit personal, sulmuesi me origjinë shqiptare shpreh keqardhjen e tij për faktin që ekipi nuk mori pikët e plota.
“Ky është sigurisht një rezultat shumë zhgënjyes për ne. Pësuam dy gola të panevojshëm. Isha shumë i frustruar me golin e dytë, pasi kundërshtari e kishte shumë të lehtë ta shënonte. Fakti që arritëm të barazonim në 2-2 është i mirë, por objektivi ynë ishte të marrim të tre pikët në ndeshje”.
