Interi fitoi 3-2 ndaj Juventusit në Serie A, me derbin e Italisë që solli “tymnajë” në futbollin italian. Shkak për këtë u bë kartoni i dytë i verdhë për Kalulu, i dhënë në pjesën e parë. Mbrojtësi i zikaltërve, Bastoni akuzohet për simulim, ndërsa vendimi i arbitrit u konsiderua i gabuar.

Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se Bastoni nuk duhet të thirret më nga Italia. “Bastoni nuk duhet të thirret në ekipin kombëtar”- shkruan ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb