Berat Gjimshiti mbetet një nga lojtarët më të mirë të Atalantës. Mbrojtësi kuqezi është në vitin e fundit të kontratës dhe mediat në Itali kanë filluar të shkruajnë për të ardhmen.
Juventus po mendon që të bëjë ndonjë lëvizje në verë për lojtarin, nëse 32-vjeçari lë Bergamon si futbollist i lirë. Përvoja që mban mbi supe dhe fiziku i Gjimshitit kanë bërë që në Torino të marrin në konsideratë një transferim të mundshëm të tij.
Juventusi nuk do jetë vetëm në garë për shërbimet e Gjimshitit, pasi pas dere qëndrojnë Roma dhe Milani. Se si do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.
