Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka deklaruar se Moska po përgatit një tjetër sulm në shkallë më të gjerë në Ukrainë.

Gjithashtu nënvizoi se ka dhënë urdhër që të merren masa, ndërsa i ka bërë thirrje Komandantit të Forcave të Armatosura, ministrit të Mbrojtjes si edhe kreut të kompanisë  shtetërore të energjisë të merrnin masa shtesë sigurie.

“Edhe para bisedimeve trepalëshe në Gjenevë, ushtria ruse nuk merr udhëzime të tjera përveçse të vazhdojë sulmet ndaj Ukrainës. Kjo tregon shumë për qëndrimin e Rusisë ndaj përpjekjeve diplomatike të partnerëve të saj”, tha Zelensky.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: