Shoqata Tirana Nderi i Kombit ka organizuar “Sofrën Tiranase”. Në këtë aktivitet është çelur edhe ekspozita e piktorëve më të mirë të Tiranës.
Në këtë aktiviteti mbajti fjalën e tij edhe prefekti Shkëlqim Hajdari, i cili u shpreh se një tjetër sfidë që ka Tirana por edhe shoqata është plotësimi i Muzeut Historik të Tiranës.
“Sfida e dytë që ka Tirana dhe shoqata është plotësimi i Muzeut historik të Tiranës. Unë i garantoj gjithë qytetarët e Tiranës autokton që si prefekt i Tiranës, që në bashkëpunim me bashkinë atë banesë autoktone Tiranase ne do ta kthejmë në Muzeun historik të Tiranës”, tha ai.
Gjithashtu në këtë aktivitet do mbahet edhe koncerti “Sofra Tiranase”.
