Kreu i PD Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar para Kryeministrisë, Berisha theksoi se kryengritja paqësore e opozitës u bë zëri i të gjithë shqiptarëve.

“Ai është njeriu që ju e detyruar të dalë lakuriq si hajdut para shqiptarëve dhe botës. Me kryengritjen tonë arritëm t’i themi botës se kemi një mostër në pushtet. Që e përdor pushtetin për të vjedhur nga mëngjesi deri në darkë. Përdor pushtetin për drogën e krimin. Por ne jemi të vendosur për ta larguar nga pushteti atë. Rrjetet televizive kanë dhënë protestën tonë më gjatë, sepse ishte dëshmi e simpatisë së madhe që ne krijuam me vendimin tonë për t’i dalë Zot Shqipërisë e shqiptarëve. Sot Rama pasi në Bruksel i nxorën kartonin e zi dhe në Mynih i përplasën derën në fytyrë, vendosi të ndryshojë ligjin  me të cilin beson se ai dhe ministrat e tij të vjedhë dhe se drejtësia nuk do veprojë mbi ta. Do të veprojë populli mbi ta”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb