Vihet në pranga një shtetas italian, më kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës,

Cosimo Notaristefano, është i ndaluari, ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Sipas burimeve mësohet se i arrestuariNotaristefano, i cili është vënë në pranga në Portin e Durrësit, teksa po tentonte të largohej nga vendi.

Sipas mediave italiane, në qendër të hetimeve në vendin fqinj është Alfonso Vicinanza, një oficer policie nga Salerno, i cili akuzohet për rekrutimin e të rinjve për t’i dërguar në Tiranë për të mashtruar mijëra italianë.

Ndër menaxherët e këtyre Call Centerave mashtrues, që u kthyen në Itali pas operacionit në Shqipëri, thuhet se është Carmine Vicinanza, djali i Alfonso-s.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb