Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka përfunduar me shifrat 2-0 për të kuqtë, të cilët kanë vazhduar ecurinë e tyre në ndjekje të katërshes së parë, duke lënë në vështirësi në zonën e ftohtë rivalet e tyre historikë.

Statistikat e kësaj sfide, të përpiluara nga “SOFASCORE”,  shohin Partizanin fitues në rezultat, por me shifrat e tjera që flasin për Tiranën si në mbajte topi, ashtu edhe në numër pasimesh apo në tentativa drejt portës.

dsfdsfdsfdsfsdf

Në fakt, edhe frekuenca e aksioneve sulmuese sipas këtyre statistikave, sheh Tiranën si krijuese të më shumë iniciative sulmuese, me përjashtim të minutave në të cilat erdhën golat e Partizanit ku bardheblutë “u fikën”.

sdfdfsfdsfdsfdsfdsfdssdfsfd

Sa u përket statistikave individuale, ylli i ndeshjes ishte Sidibe i Partizanit, i cili është vlerësuar me notën 8,5 nga “SOFASCORE” pasi shënoi gol e dha një asist.

sdfdsfsfdsfdsfdsfdsfd sdfsdfdsfdsdsfsdfsfd

Ndërsa lojtari më i dobët i derbit i përket Tiranës dhe është pikërisht mbrojtësi Kortez i cili u largua nga fusha pa mbaruar pjesa e parë, duke u zëvendësuar nga trajneri Nuhiju.

sdfsfdsdfsfdsdsdfdsfdsfsdf sdfdsfdsfdsfdsfdsf

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb