Ka nisur seanca solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

E para që ka marrë fjalën është Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se kremtimi i kësaj dite tregon se liria e fituar me mund është e përjetshme.

“Vetëm 18 vite më parë Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. Çdo përpjekje për të barazuar viktimën me agresorin, e pa drejtë dhe e pa pranueshme.

Krerët e UÇK dhe mijëra qytetarë u ngritën për liri dhe çdo përpjekje për të barazuar krimet gjenocidale të Serbisë dhe luftën tonë për liri, minon themelet e paqes në rajon. Sot e kemi për detyrën të jemi bashkë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb