Mbahet parada e trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në nder të 18 vjetorit të Pavarësisë.
Kjo ceremoni mbahet si për çdo vit, në shenjë nderimi të kësaj dite të shenjtë për mbarë kombin shqiptar.
Aktivitetet përmbyllen në mbrëmje me pritjen shtetërore të organizuar nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Kosovës në orën 17:30, ndërsa në 20:00 do të mbahet koncerti solemn në Filarmoninë e Kosovës.
18-vjetori i Pavarësisë vjen në një kohë sfidash dhe aspiratash për integrim euroatlantik, ndërsa mesazhet e kësaj dite pritet të theksojnë unitetin, kujtesën historike dhe përkushtimin për forcimin e shtetit të Kosovës.
