Një 23-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në banesën e saj.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, më datë 16.02.2026, shtetasja F. T., 23 vjeçe, banuese në Sukth, është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë.

E reja është transportuar më pas për mjekim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), por pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb